Policia zbardh sherrin në Berat, tre të miturit rrahën kamerierin. 17-vjeçari…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Berat.
Dy vëllezër dhe një 16-vjeçar janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta në 17-vjeçar.
Blutë njoftojnë se 17-vjeçari punonte në një piceri.
Njoftimi:
Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

