Protesta te "Sheshi Willson", hapet qarkullimi, policia shpërndan protestuesit me ujë
26 Nëntor 2024, 18:58 / AKTUALITET

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion është përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit që janë mbledhur te sheshi Willson prej orës 17:00.
Në krye të këtij grupi protestues qëndron kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili disa herë është shprehur në komunikimet për mediat se bllokimi i rrugëve prej tyre është i ligjshëm pasi kanë njoftuar policinë për tubimin.
Megjithëse disa deputetë të opozitës si Bledjon Nallbati, Lefter Gështenja, Luan Baçi, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme, në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.
-
-
Pse gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhëroi vrasjen e Saimir Kodrës?
26 Nëntor, 18:36 -
Kërcënon Flamur Noka: Do shkojmë edhe në Surrel
26 Nëntor, 18:33
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



