Punëtori u plagos gjatë punës në një kantier në Golem, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Drejtuesi teknik i një firme është vendosur në pranga nga blutë e Kavajës pasi një nga punëtorët e tij u plagos teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Golem. 61-vjeçari nga Kavaja akuzohet për shkelje të rregullave në punë.
Fatmirësisht 41 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi B. Sh., 41 vjeç, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem. I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




