Rritet numri i të infektuarëve me grip në Gjirokastër, 200 persona në 24 orë

18 Janar 2024, 18:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rritet numri i të infektuarëve me grip në Gjirokastër, 200

Në Gjirokastër po vijnë në rritje rastet ditore me virozat e stinës ndërsa shqetësim për specialistët e Shëndetit Publik janë personat e prekur që nuk izolohen në kushtet e shtëpisë dhe nuk paraqiten për ndihmë mjekësore tek bluzat e bardha.

Specialistët e shëndetësisë shprehen për një numër të konsiderueshëm të infektuarish me virozat e stinës që janë të pranishëm në mjediset publike, ambientet e punës, etj duke qenë mbartës të virusit gripal por edhe të Covid-19 dhe shkaktarë të transmetimit tek personat e tjerë.

“Disa masa të cilat rekomandohen për të  ndaluar përhapjen e infeksionit  janë duke filluar që nga higjiena personale, larja e duarve, distancimi  social gjatë kohës që ne jemi të sëmurë me grip mirë është  të izolohemi në shtëpi dhe  personat që ne na shërbejnë duhet të mbajnë maskë  me qëllim që të mos sëmurën apo mos të infektojmë të tjerët , sigurisht duke qenë se është një sëmundje kolektive mirë është  që në institucione kolektive si shkolla,  kopshtet , supermarket apo institucionet  publike apo private siç mund të jenë  bizneset apo bankat e ndryshme  ku ka qarkullim njerëzish mirë është të evitojmë  mbipopullimin”,- tha Bledar Ahmetaj, specialist i Shëndetit Publik.

Shqetësim për specialistët e Shëndetit publik janë edhe personat e infektuar me gripin stinor që vetë-mjekohen në kushtet e shtëpisë dhe marrin ilaçe pa u konsultuar me mjekun. Në këtë situatë është evidentuar se rreth 30% e të sëmurëve me grip vetë-mjekohen madje marrim pa kriter edhe antibiotikët.

 “Nuk është e rekomandueshme që të bëjmë vetëmjekim përmes përdorimit të antibiotikëve,  sot flitet me të madhe për mënyrën sesi duhet të trajtohen infeksionet e ndryshme, ka protokolle standarde dhe pikërisht, edhe për punën e gripit nëse lë infeksione  të cilat mund të jenë bronkitet, bronkopneumoni apo  infeksione të tjera në veshka,  antibiotiku terapi përshkruhet  nga mjeku i cili është personi kompetent që zotëron aftësitë e duhura profesionale  për të përshkruar trajtimet me antibiotik” , tha Bledar Ahmetaj, specialist i Shëndetit Publik.

Në Gjirokastër janë rreth 200 persona në ditë të cilët marrin kujdes shëndetësor si shkak i virozave të stinës ndërsa rastet e infektuara nuk janë shoqëruar me komplikacione të rënda shëndetësore.

 

Po ndodh...

ide