
RRËQETHËSE/ Po fliste për gazetarët, babai i 54-vjeçarit sheh momentin e rëndë kur polumbarët gjejnë trupin e pajetë

Vetëm pak momente më parë një 54-vjeçar i shpallur i humbur prej disa ditësh nga familja është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë.
Në momentin e zbulimit të trupit të pajetë nga polumbarët, i ati i tij ka qenë duke treguar për mediat se prej kohësh djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, për shkak të të cilave ai e ka dërguar disa herë në spital me urgjencë.
Pikërisht në këto momente ai është thirrur nga autoritetet që po kërkonin trupin e të birit dhe është larguar në drejtim të rezervuarit ku u gjet 54-vjeçari.
“Djali jetonte me mua. Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e çoja në spital urgjent çdo dy – tre ditë. E çoja me taksi, nga 20 mijë lek paguaja. Ambulanca më vinte këtu, i bëri një gjilpërë qetësuese. Atje e kam çuar, nuk ma mbanin, i bënin një qetësues edhe iknim. Kam edhe skanerin dhe analizat. Gati tre muaj do ta çoja në datën 6 shkurt ma dha urgjent një doktor që t’ja bëja dhe më pas do e çoja në Tiranë. Kam 25 ditë mund ta kem çuar urgjent 5-6 herë. Kontaktin fundit e kas pasur me mua”, u shpreh i ati.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128