Sekuestrohen 29 kg kokainë në Portin e Selanikut, droga ishte e fshehur në kontejnerin me banane
25 Janar 2025, 16:34 / AKTUALITET

Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës, me zbulimin e 29 kilogramëve të lëndës narkotike kokainë. Droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për në portin e Selanikut.
Në mënyrë të veçantë, inspektorët e AADE-së të Doganës së Parë të Selanikut, gjatë kontrolleve të rregullta kampione, zbuluan me përdorimin e një rreze x vetëlëvizëse, një lëndë organike të dyshimtë në makinat frigoriferike të një konteineri me banane të freskëta.
Inspektorët doganorë në bashkëpunim me policinë greke kanë vijuar menjëherë me konfiskimin e lëndës narkotike, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë kompetente.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

