Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ambasada Amerikane ndan thënien e Trump: Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh
5 September 2025, 10:47 / AKTUALITET

Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me
zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve.
Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë një thënie të presidentit Donald Trump për shenjtoren shqiptare.
“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.” – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



