Arrestohet në Republikën Domenikane trafikanti shqiptar, i shumëkërkuari i Prokurorisë së Posaçme

Soni Pepa, i shumëkërkuari i Prokurorisë së Posaçme, është arrestuar në Republikën Domenikane. Sipas mediave vendase mësohet se 40-vjeçari u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende të Europës dhe Amerikës së Jugut.
Ai dyshohet se ka lidhje me një ngarkesë prej 11 tonë kokaine, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam të Holandës mes 7 dhe 8 nëntorit 2020, ndërsa thuhet se ka financuar edhe blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.
Në momentin e arrestimit, Pepës iu sekuestrua pasaporta shqiptare, disa dokumenta italiane, si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para.
Pepa u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit për deportim të mëvonshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo. Ndërkohë që po punohet për procedurat e ekstradimit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128