Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën

Analisti Ermal Hasimja ka denoncuar një episod të ndodhur në Aeroportin e Rinasit, ku sipas tij është veçuar nga policia gjatë kontrollit të pasaportave dhe është shoqëruar në zyrën e shefit të turnit.
Në postimin në Facebook, Hasimja tregon se policja që po kryente kontrollin e pasaportave nuk e njohu, por konstatoi diçka në sistemin e policisë.
Pas kësaj, ai u shoqërua në zyrën e shefit të turnit, i cili i shpjegoi se situata mund të kishte lidhje me protestën.
Hasimja ngre dyshime se ndalimi mund të ketë qenë pjesë e identifikimit dhe presionit ndaj protestuesve, përmes kërcënimit me ndalimin e daljes jashtë vendit.
Si një shpjegim të dytë, ai përmend verifikimin nga policia të personave që kanë detyrim paraqitjeje dhe që mund të tentojnë të largohen nga Shqipëria.
Postimi:
Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi.
Dy opsione të mundshme për mendimin tim:
1.Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.
2.Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”).
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


