Elia shfaqet me babanë në dyert e gjykatës, ja çfarë vendosën Togat e zeza

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.
Nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci, Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.
Në fotot e mëposhtme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile.
Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

