Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa do të jetë tarifa?

8 Dhjetor 2025, 20:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa do

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave  nga tërmetet.

Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj në Vizion Plus.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.

Por sa do të jetë tarifa/primi që do të paguajnë familjet shqiptare për të siguruar banesën?

Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave.  Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?

Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore  që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?/Vizionplus

 

Po ndodh...

ide