SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka reaguar pas njoftimit të SPAK dhe autoriteteve italiane për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.
Në një komunikim telefonik me gazetaren e News 24, Klodiana Lala, Çela mohoi kategorikisht që pasuritë të kenë lidhje me aktivitet kriminal, duke deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij 34 vite më parë dhe se çdo pasuri që zotëron është e ligjshme.
“Pasuritë në Itali janë hetuar më parë dhe unë disponoj tre vendime gjykate që provojnë ligjshmërinë e tyre”, u shpreh Çela.
Ai reagoi gjithashtu ashpër ndaj mediave, duke i akuzuar se po “i nxijnë jetën” me lajme të pavërteta dhe sulme të vazhdueshme publike.
“Do ta ndjek betejën ligjore deri në fund. Do të bëj publike të gjitha dokumentet që provojnë se pasuria ime është e ndërtuar me punë të ndershme”, tha më tej Çela.
Ditën e sotme SPAK bëri me dije se ka sekuestruar në Verona të Italisë më shumë se 4 milion euro pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan. Më konkretisht janë sekuestruar:
“Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.” – thuhej në njoftimin e SPAK.
Sekuestrimi u bë me vendim të Gjykatës së Veronës si masë preventive, në kuadër të hetimeve që vijojnë.
Aktiviteti kriminal i Çelës e ka zanafillën gati dy dekada më parë në Itali. Ai u dënua për herë të parë në moshën 17 vjeçare nga Gjykata e Torinos në vitin 2005, pasi u kap me 510 gram kokainë. Çela u shpall sërish në kërkim në vitin 2007 nga Gjykata e Livornos për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike dhe u dënua në vitin 2013 me 4 vjet e 7 muaj burg si dhe 26 mijë euro gjobë.
Në Shqipëri, Suel Çela është skeduar nga policia që prej vitit 2013, por nuk është dënuar nga drejtësia.
Aktualisht ndaj Çelës ka të paktën dy urdhër arreste; i pari i lëshuar në maj 2022 pas hetimeve dhe dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani dhe i dyti në nëntor 2024, i bazuar në komunikimet në SKY EÇ mes tij dhe 20 anëtarëve të tjerë të dyshuar të organizatës, gjithashtu nën akuzë.
Suel Çela akuzohet për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



