Të dehur në timon dhe pa patentë, arrestohen 6 persona në Durrës, procedohen 2 të tjerë

8 Shkurt 2024, 14:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të dehur në timon dhe pa patentë, arrestohen 6 persona në
Gjashtë persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se 4 nga të arrestuarit akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht 2 drejtues për shkelje të tjera.

Sipas statistikave të policisë për një jave janë ndëshkuar administrativisht 1824 drejtues mjetesh në total, me shkelje si: kundërshtim i sinjalistikës rrugore, tejkalim shpejtësie, mosvendosje e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë një jave, janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, 4 për drejtim mjetesh, në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjetesh, pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit.

Lexo edhe:
Gruaja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë, flasin fqinjët: Zihej çdo ditë me burrin
“Amanet fëmijët”, gruaja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë një jave, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1824 drejtues mjetesh, të ndarë:

614 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;

74 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

210 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

641 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

285 drejtues automjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.