Të shtëna me armë gjatë momenteve të territ në Bulevardin "Ismail Qemali" në Vlorë, reagon policia: Pati një konflikt...

5 Janar 2025, 20:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë gjatë momenteve të territ në

Në momentin që Vlora s’ka patur energji elektrike është raportuar nga qytetarë për të shtëna me armë zjarri në Bulevardin Ismail Qemali.

Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë, e cila deri tani konfirmonë që nuk është gjetur gëzhojë.Sipas raportimeve, konflikti filloi pas një debati virtual, i cili agravoi kur njëri prej personave të përfshirë nxori një armë zjarri tip pistoletë dhe qëlloi një herë, dyshohet në ajër. Autorët e ngjarjes u larguan menjëherë pas incidentit, duke përfituar nga errësira.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e të shtënave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt.

Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton policia.

 

Po ndodh...