
Temperatura tej normales dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit sot

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithë territorin Shqiptar.
Për pasojë, orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Parashikohet që pasditja të mbetet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira dhe shira të pakët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare në tokë POR e fortë në DET duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128