Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli
22 Prill 2025, 08:19 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 petë sfoliatë
200 gr gliko portokalli ose reçel portokalli
100 gr krem djathi
1 e verdhë veze
Pak sheqer pluhur për zbukurim
Përgatitja:
Fillimisht nxehim furrën në 190°C. Përgatisim bazën e tartës. Shtrijmë petën sfoliatë në tavë (mbi letër pjekjeje), me një thikë bëjmë një kornizë të lehtë rreth 1.5 cm nga skajet, që t’i lejojë anët të fryhen bukur gjatë pjekjes. Lyejmë me krem djathi qendrën e petës, sipër vendosim glikonë e portokallit duke e përhapur me kujdes. Mund të shtojmë edhe pak nga lëngu i glikos për shije më të thellë.
Lyejmë anët e petës me të verdhë veze dhe e vendosim tartën në pjekje për rreth 20–25 minuta. Pasi të jetë gati e lëmë të ftohet dhe më pas e servirim spërkatur me sheqer pluhur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
