Temperaturat shkojnë deri në 40°C! AKMC apel qytetarëve: Tregoni kujdes!
24 Qershor 2025, 16:04 / AKTUALITET

Temperatura ekstreme pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim. Sipas parashikimeve të IGJEO dhe ERCC, termometri pritet të shënojë deri në 40°C, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.
Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.
“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën“, thuhet në njoftim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


