Sfida e dytë miqësore, Shqipëria U-15 fiton sërish ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0.
Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.
Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin.
Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.
Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


