
U arratis nga burgu i Shënkollit 2 muaj më parë, arrestohet Daut Laze

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasin Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.
“Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë”, bën me dije policia.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128