U gjet e pajetë në Durrës/ Zbardhet letra që 26-vjeçarja ruse kishte lënë për familjen!

29 Nëntor 2024, 18:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

U gjet e pajetë në Durrës/ Zbardhet letra që

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës, duke u vetëvarur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.

Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj.

Po ashtu, policia thotë se “nga letra dukej qe ishte ne gjendje te renduar psikologjike”.

Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.

Trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.

 

Po ndodh...

ide