Ndërroi jetë 14-vjeçari pasi u godit me thikë, policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët!

18 Nëntor 2024, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërroi jetë 14-vjeçari pasi u godit me thikë, policia:

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tij, konflikt i ndodhur jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet mesditën e sotme (18 Nëntor).

Adoleshenti me iniciale L. C., raportohet se kishte marrë plagë të shumta në bark. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

Po ndodh...

ide