U kapën me fara kanabisi dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Vaun e Dejës
5 Mars 2024, 10:33 / AKTUALITET

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën me fara kanabisi dhe kokainë në Vaun e Dejës.
Ata po udhëtonin me makinë në fshatin Kryebushat, kur u ndaluan nga policia.
Nga kontrollet fizike të 26-vjeçarit F.M nga Boga dhe 37-vjeçarit K.K nga Shkodra, u gjetën një pako me 1000 fara kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Kuvendi i "Ripërtëritjes"...për të mos lëshuar të shkuarën!
Nga Sidi Hasanaj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


