U kapën në shtëpi bari, dënohen me burg dy shqiptarët
2 Prill 2024, 19:34 / AKTUALITET
Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari.
Bëhet fjalë për Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj. Dyshja në momentin që janë zbuluiar, u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugë me qëllim arratisjen por u ndaluan nga policia. Raportohet se përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi, që shërbente si strehim për dy të rinjtë.
Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.
Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Nga Ylli Pata
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128