Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, ish-banorja e ‘BBV’: Vuante nga një sëmundje e rëndë!

2 Prill 2024, 19:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, ish-banorja e ‘BBV’: Vuante
Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ dhe njëhkohësisht vajza e tij Sara Gjordeni.

Përmes një postimi ajo ka shkruar se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Ish-Missi shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.

Postimi i Sara Gjordenit:

Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu qetesuar:

Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash regullisht.

Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza

ABSURDE.

Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise.

Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…

Vërtete ai nuk beri anjë përpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju! Per ata ge hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kag delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti:

Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin ge neser mbi koke ge vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !

ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE

Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, ish-banorja e ‘BBV’: Vuante

 

Po ndodh...

ide