Celularët e dy Jonave që morën në qafë drejtorët e bashkisë

2 Prill 2024, 18:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Celularët e dy Jonave që morën në qafë drejtorët e
Shpesh në investigimet hetimore duhet një element, një provë e pakundërshtueshme apo një fakt në mënyrë që ajo që e dinë të gjithë, të bëhet e pakundërshtueshme në sytë e gjykatës. Sikurse rezulton nga dosja e kompanisë 5D që çoi në burg tre nga drejtorët më të rëndësishëm të Erion Veliajt, që i jepinin tenderat dhe punët publike vetëvetes, kjo provë është gjetur në celularin e punonjëses së 5D, Jonida Hoxhajt dhe të koleges së saj Jona Bejko.

Nga bisedat e nxjerra prej tyre dëshmohet se Jonida Hoxha si ekonomiste e firmës i raportonte Maringlen Qatos dhe Redi Mollës për rezultatet financiare duke i trajtuar ata si pronarë de facto.

Pasi ish kandidati humbës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi në publik kompaninë 5D, hetuesve të SPAK i duheshin dhe provat. Dhe ato u gjetën në kur vendosën të sekuestrojnë kompjuterat e kompanisë dhe aparatet celularë të disa prej punonjësve kryesorë. Njëri prej tyre qe dhe celulari i ekonomistes që kishte filluar punë në qershor 2020.

Nga kontrolli i telefonit janë gjetur komunikime të saj me Mariglen Qaton, drejtor i kontrollit të teritorit në bashki e njëkohësisht edhe pronar i 5D.

Sipas SPAK-ut, më 15 tetor të 2020, Jonida Hoxhaj nëpërmjet adresës “[email protected]” i ka dërguar Mariglen Qatos në adresën “[email protected]” email-in me subjekt “Raporte Financiare Qershor-Shtator 2020”.

“Përshendetje! Bashkëngjitur do të gjeni Raporte Financiare për muajin qershor, korrik, gusht, shtator 2020. Brendu edo file-i exel ka raporte lidhur me: 20 1-Permbledhese të ardhura shpenzime per vitet 2018-2020 detajuar sipas projekteve. 2. Permbledhese e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per periudhen 1 Janar 2020-muajin perkates. 3. Permbledhje e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per muajin perkates 4. Situacion Klient Furnilor. 5. Ditar Arka-Banka”, thuhet në dosjen hetimore për përmbajtjen e email-it.

Pra ekonomistja e firmës informonte Qaton mbi të dhënat financiare të kompanisë duke e ditur se ai është shefi i saj.

Po kështu, prokurorët e SPAK-ut kanë siguruar edhe komunikime telefonike midis Jonida Hoxhajt, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës. Por celulari i Jonida Hoxhajt nuk ka rezultuar i vlefshëm për hetuesit vetëm nga pikpamja profesionale. Ajo e ka rënduar pozitën e pronarëve faktikë të kompanisë 5D edhe me bisedat private që ka zhvilluar.

Kështu në prill të 2023, pasi Belind Këlliçi bën denoncimin e parë publik, punonjësja flet me një shoqen e saj, Manjola Bunguri, e cila e habitur e pyet: Po ku i di ky? I paskan gjet të gjitha…Ndërsa Jonida e siguron se faktikisht shefi i tyre nuk figuron në asnjë vend.

Pjesë nga Dosja hetimore:

Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Këlliçi për shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: Title: Syri TV on Instagram: “Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojme, Belind Kelliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove permes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranes, Mariglen Qato.
Jonida: “Manjola he mi…… uaa ca d… ky”.
Manjola: “Une se dija qe ishin 5… E dija 3…. Po si i ka gjet te gjtha”.
Jonida: “ky eshte d… le te bej gam gam kot”. Skan nje tamam… Po me beri përshtypje si i din”.
Jonida: “po
Manjola:“Te gjith te PD kot jan ca di ky i… ai sfiguron ne asnje vend”.

Po ashtu tejet të rënda janë edhe bisedat private të punonjëses tjetër Jona Bejko. në dosjen hetimore thuhet:

“Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.

Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Po ashtu Jona Bejko duke shkembyer mesazhe me të njëjtin përmend sërish kryebashkiakun Erion Veliaj. Në bisedë, Jona i thotë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.

Pjesë nga Dosja hetimore:

Arben: “Asgje”.
Jona: “Jo mku then e mua,. Njeres nga juristet e kshu… Tu be prapaskena… Po se un rrija me juristet… Njera mbesa e njerit nga pronaret… tjetra e kishte sjell pronari… Anxhi kusho pronarit”.
Arben: “Po mke then”.
Jona: “Dhe ngaqe rrija vetem me ato….. Mtha mua anen e kujt je”.
Arbeni: “Po ti ca i the”.
Jona: “Sjam ne anen e askujt… Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,……. Po mftoj dhe njeher per kafe… Qe tmerresh me partine te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu… Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit”.
Arban: “Si quhet ai”.
Jona: “Ta them kur flasim”.
Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:
Jona: “E beri Jonida punen e vet…. Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek……. Tgjitha… Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj…….. Dhe mua me rriti rrogen prape…. Se i tha kjo vetem Jona punon… Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare…. Po e pa thuaj me mka then Redi”.
Arban: “Si e ka mbiemrin ky Redi”.
Arban: “Sa ?”,
Jona: “Molla”,
Jona: “80,000…. Njesoj me kte”.

Pra ndonëse ajo që bënin drejtorët e Veliajt ishin një sekret publik që e dinin të gjithë, sekuertimi i celularëve të të dy Jonave, punonjëse në 5D, përmban provat e pakundërshtueshme për fundosjen juridike të tyre./Lapsi.al/

 

Po ndodh...