
U ndje keq gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë në spital avokati

Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
Mësohet se ai ka qenë në një seancë gjyqësore mesditën e sotme në Gjykatën e Apelit, aty ku nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të avokati Gjovalin Ulndreaj e ka bërë me dije Gjykata e Apelit përmes një komunikate për shtyp, ku iu shpreh ngushllime dhe familjarëve të Ulndreajt.
“Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.
Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.”
-
Microsoft do blejë TikTok-un
28 Janar, 15:56 -
Egnatia ndan rrugët me sulmuesin, zyrtarizohet largimi
28 Janar, 15:55

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128