U “tradhtuan” nga SkyECC/ Emiljano Shullazi zbulon “haberin” që Durim Bami i dërgoi ish-deputetit të PS: Të nxjerr kë të duash, përveç…

Detaje të reja dalin nga dosja e përgjimeve të bisedave mes anëtarëve të grupit kriminal për planin e vrasjes së vëllezërve Durim e Valter Bamit, krim i cili dyshohet se është porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndokës më 09.12.2017.
Në bisedën e zhvilluar mes Emiljano Shullazit, nga qelia, me një nga emrat e shumëpërfolur në botën e krimit, Marklen Haka, i tregon se Durim Bami i kishte dërguar haber ish-deputetit socialist që “të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë”.
Por, në vazhdim të bisedës Emiljano Shullazi, pasi Marklen Haka i jep informacion mbi lëvizjet e Durim Bamit, i drejtohet që “si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”, duke shtuar se “nuk ka blind që e ruan”.
“Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që …Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar. Emiljano Shullazi i shkruan, …si tja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan”, thuhet në dosjen.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



