“Vajza ime shoqe klase me Martinin”/ Aktori Hervin Çuli me lotësh: Më tregoi si nisi sherri që përfundoi tragjikisht

Aktori Hervin Çuli ka folur ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.
Në një intervistë për News24, ai ka zbuluarës vajza e tij ishte shoqe klase me 14-vjeçarin e ndjerë. Aktori tregoi se Martini u kishte treguar të gjithë shokëve se si kishte nisur sherri me 14-vjeçarin Mario Peleshi.
“Vajza ime është shoqe klase me Martinin. Nuk e prisja kurrë që ajo të kalonte një traumë të tillë. Ditët e para nuk më ka thënë shumë gjëra, por sot në mëngjes më tregoi ngjarjen ashtu siç ajo e dinte. Sot më rrëfeu që vetëm për një shikim kishte nisur. Ky djali që ka ndërruar jetë ishte tek dera e shkollës, autori i ulur në një lokal ngjitur me shkollën. Janë parë në sy aty. Martini ka sharë aty, pro tha se e kishte inatin me një ndeshje të humbur, me një gol të pashënuar. Autori e ka marrë sikur ka sharë atë dhe aty janë zënë në fillim. Pas sherrit, i ka marrë punonjësja sociale. Të hënë më pas Martini ka folur me shokët e klasës se çfarë ka ndodhur, por askush nuk e kishte menduar atë që do ndodhte. Kur doli pastaj, nuk e di nëse ishte paramendim apo jo, do ishte më e rëndë nëse do ishte me paramendim.”- tha aktori.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


