Video/ Dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Hamza Licit, pamje e makinës së djegur

30 Tetor 2024, 21:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Hamza Licit, pamje e

Pas atentatit me 2 të vrarë dhe dy të plagosur, autorët e dyshuar të krimit kanë djegur makinën me të cilën janë larguar nga vendit i krimit.

Në pamje duket që është bërë shkrumb e hi ndërsa policia njoftoi më herët se brenda saj u gjetën dy automatikë që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen ku u vra Hamza Lici dhe Flutura Basha dhe u plagosën rëndë Arlind Bushati dhe Bashkim Basha.

Mjeti u gjet nga policia në zonën e Grudës së Re në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.