
Video/ Flet 32-vjeçarja që i shpëtoi p*rdhunimit nga shqiptari në Greqi: Uroj që asnjë grua mos...

32-vjeçarja greke që u sulmua dy ditë më parë në ambientet e lokalit të saj në Greqi nga një shqiptar rreth 30 vjeç, ka folur me mediat greke, ku ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi.
Dy ditë më parë shqiptari hyri në lokalin e 32-vjeçares në Symi dhe tentoi ta përdhunojë.
Për fat të mirë falë rezistencës së 32-vjeçares, pronare e lokalit, ajo ja doli të shpëtojë nga duart e shqiptarit, i cili ishte nën efektin e alkoolit.
32-vjeçarja ka thënë për mediat greke se nuk është mirë dhe se do që 30-vjeçari të marrë dënimin që meriton.
“Asnjë grua nuk duhet ta përjetojë dhimbjen që unë përjetova”, thotë 30-vjeçarja për newsit.gr.
Pamjet e publikuara nga mediat greke:
Në pamje duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ajo i bën me dije 30-vjeçarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish i riu nuk ndalon veprimet e tij.
Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi 32-vjeçarja greke i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.
Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.
-
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi paraqitet në SPAK
11 Prill, 10:57 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128