Vrasja e 14-vjeçarit/ Qytetarja: Jemi të tronditur! Fëmijët janë të pasigurt në rrjetet sociale

Mirka Stërmasi, prind i një fëmije 12 vjeç, e ftuar në rubrikën Opinion në News24 ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë.
Stërmasi tha se ndihet e tronditur nga ky rast. Ajo u shpreh se fëmijët janë të pasigurt në rrjetet sociale. Mirka Stërmasi deklaroi se është dakord për mbylljen e rrjeteve sociale dhe kontrollin e çantës së fëmijëve, përpara se të nisë mësimi.
Mirka Stërmasi: Fëmija im ka kërkuar celular. Unë e monitoroj celularin e saj, kur ajo e përdor atë. Të gjithë janë tronditur nga ngjarja. Fëmijët janë shumë të pasigurt, në rrjetet sociale në radhë të parë.
Unë e di se çfarë ka në çantën e vajzës sime. Jam pro mbylljes së rrjeteve sociale, unë do doja edhe kontrollin e çantave të fëmijëve, që mos mbajnë armë. Nëse është për të mirën e fëmijës dhe është në koordinim me prindin kontrolli, mendoj se është diçka e mirë.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




