Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit, Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Lartë ka rrezuar rekursin e Nevaldo Hajdaraj denuar nga shkalla e dyte e gjyqësorit me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës me 8 dhejtor te vitit 2020.
Rekurs qe eshte rrezuar po ashtu, kishte depozituar edhe prokuroria e Apelit e cila kerkonte denimin e ish-efektivit me 20 vite burg, denimi maksimal qe parashikon neni 76 i kodit penal, dhe mos pranimin e gjykimit te shkurtuar per Hajdarajn.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit ndërsa autori qëlloi në një distancë prej 5 metrash largësi.
Për zbardhjen e ngjarjes ndihmuan pamjet filmike të kamerave të sigurisë të cilat tregonin qartë veprimet e ish-policit që duket se u pozicionua për të qëlluar me armë në drejtim të personit që po ndiqte.
Në filmim si pas grupit të hetimit dallohet se viktima është larguar me vrap ndërkohë që prej një distance 5 metrash ish-polici i pozicionuar në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.
Hajdari u arrestua fillimisht për akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes së nevojshme por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të ishte evituar.
Vrasja e Rashës pësoi një valë protestash dhe tensione politike duke çuar dhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



