
E mori te Liverpool, Klopp refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: M’u thye zemra!

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpulit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën e futbollit.
Mesazhe të pafundme ngushëllimi i janë dërguar familjarëve dhe klubit të kuq.
Nuk mund të mungonte reagimi i Jurgen Klopp i cili ishte ai që e mori Jotan te Liverpool në vitin 2020. Tekniku gjerman ka bërë një reagim emocionues për ndarjen nga jeta të sulmuesit dhe vëllait të tij në aksidentin fatal me makinë.
“Kjo është një kohë kur unë po luftoj! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! M’u thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre.
Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pushoni në paqe”, shkruan ish-trajneri i tij te Liverpool, Jurgen Klopp.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!

Katër pamjet e Thethit

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128