Vrasja e shqiptarit që tronditi Frosinonen dhe misteri i 20 mijë €, pistat e policisë

Hetimet për vrasjen e të riut shqiptar, Kasem Kasmi, vazhdojnë të pandërprera nga hetuesit e policisë së Frosinones, për të rindërtuar motivin e saktë të tragjedisë që tronditi një provincë të tërë.
Trupit të viktimës i është kryer edhe autopsia, rezultatet e së cilës pritet të marrin deri në 60 ditë kohë.
Një ndihmesë të madhe hetimeve në lidhje me këtë ngjarje pritet t’i japin 3 telefonat e shqiptarëve, ndërsa autori nuk kishte një telefon me vete.
Informacionet që mund të merren nga telefonat pritet të përcaktojnë shkaqet e kësaj ngjarje, nëse ka pasur konflikte të mëparshme mes dy grupeve.
Ndërkohë, hipoteza kryesore mbi të cilën hetuesit po përqendrohen, ka të bëjë kryesisht me paratë. Korrikun e kaluar, në shtëpinë e Mikea Zakës u gjetën 20 mijë euro cash dhe versioni i dhënë nga vrasësi, në lidhje me një grindje mes grupeve për çështje që lidhen me një grua, duket se nuk ka asnjë bazë.
Hipotezat e tjera, nga droga te prostitucioni, ende nuk janë përjashtuar plotësisht nga autoritetet italiane.
I arrestuari, i cili ndihmohet nga avokati Marco Maietta, është mbrojtur duke pretenduar se ishte sulmuar nga grupi i Kasmit dhe se kishte qëlluar nga frika
Ndërkohë, arma e vrasjes, e kërkuar prej kohësh nga policia dhe zjarrfikësit në tymrat e Cosa në zonën e urës Via Verdi, nuk është gjetur.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


