Vrau me thikë Halil Kokën në Durrës, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar të krimit

17 Shkurt 2024, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau me thikë Halil Kokën në Durrës, Gjykata lë në
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Kociljan, i cili dyshohet se vrau në Durrës Halil Kokën.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Koçiljes ka kërkuar arrest me afat që të vlerësohet gjendja shëndetësore e autorit pasi nuk është në gjendje të mirë mendore. Avokati pretendoi se ai ka marrë trajtim për përdorim të lëndëve narkotike si dhe njihet si përdorues i alkoolit.

Ilir Koçilja deklaroi para oficerit të krimeve të rënda se shkak për konfliktin ishte bërë gërvishtja e makinës. Ai u shpreh se me Kokën ishin fqinj dhe se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy banorëve për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit. Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja, ky i fundit i kërkonte të mos e parkonte makinën aty.

Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit. E sipas tij, ditën e ngjarjes, Halil Koka e kërcënoi.

“Me Halili Kokën ishim fqinj. Kemi qenë shokë, por kohët e fundit nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi…”, ka thënë Ilir Koçilja në dëshminë e tij para policisë.

46-vjeçari Halili Koka u godit me thikë në zemër dhe humbi jetën gjatë dërgimit për në spitalin e qytetit. Autori u kap nga policia pas disa orësh.

 

Po ndodh...