
Vrau partneren dhe më pas veten/ Motra e Kolë Manajt: Jam krenare për ty!

Paraditen e 18 shkurtit qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij prej 5 vitesh, Anila Ndokën dhe më pas vrau veten.
34-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa partnerja e tij luftoi për jetën ditë me radhë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plumbit të marrë në kokë dhe si pasojë mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 24 shkurtit.
Anila la pas tre fëmijë të cilët i kishte nga martesa e parë, ndërkohë sipas informacioneve që dihen 34-vjeçari nuk kishte fëmijë. E teksa ditët kalojnë dhimbja për familjarët e Anilës, por dhe të Kolës vijon të rritet.
Është motra e këtij të fundit ajo e cila nuk nguron në rrjetet sociale të publikojë foto me Kolën. Mes dhimbjes e lotëve ajo tregon se sa shumë i mungon.
“Engjelli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër. Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj. Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të 18 shkurtit në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”. 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij prej 5 vitesh, Anila Ndokën dhe më pas vrau dhe veten.
Si pasojë e plumbit, 44-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në Spitalin e Shkodrës ku dhe qëndroi në kujdesin intensiv. Por, pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Anila, nëna e tre fëmijëve fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e 24 shkurtit.
Anila Ndoka, nëna e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç, prej vitesh bashkëjetonte me 34-vjeçarin. Siç raportuam dhe më herët 44-vjeçarja punonte në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa partneri i saj ishte i papunë.
Pas kësaj ngjarje të rëndë folën edhe të afërmit e Anilës, por edhe të Kolë Manajt. Kushëriri i këtij të fundit tregoi se çifti javëve të fundit kishin konflikte me njëri-tjetrit, madje 44-vjeçarja i kishte kërkuar të ndaheshin pasi nuk e falte dot për diçka që Kolë Manaj i kishte bërë.
“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qenë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha ai.
Sakaq, hetuesin zbardhën dhe disa mesazhe që 34-vjeçari i kishte dërguar partneres së tij para se të kryente aktin ekstrem.
Një nga mesazhet e fundit, i dërguar pak para ngjarjes, tregonte dhe gjendjen të rëndë psikologjike që Manaj ndodhej më 18 shkurt, ditën kur dhe vendosi të qëllonte bashkëjetuesen e tij dhe më pas të vriste veten.
Ai i kishte kërkuar Anilës me të cilën kishte 5 vite që bashkëjetonte që të takoheshin, duke e paralajmëruar se do të lëndonte veten nëse ajo nuk pranonte që të dilte. Ajo i ishte përgjigjur duke i kërkuar që të mos bënte veprime të gabuara dhe se të vinte ta merrte te vendi i punës.
Pas kësaj bisede, Manaj ishte paraqitur pranë vendit të punës së 44-vjeçares ku ajo ishte futur në makinën e tij dhe më pas kishte nisur një debat mes tyre.
Debat i cili më pas përfundoi tragjikisht, pasi 34-vjeçari qëlloi me plumb në kokë Anilën dhe më pas qëlloi po në kokë veten. Ky i fundit ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa 44-vjeçarja mëngjesin e 24 shkurtit.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128