Zbardhen detaje nga sherri në Korçë! Dy grupe me të rinj u përleshën me thika në ambientet e lokalit, njëri me plagë në bark e tjetri në gjoks

31 Gusht 2025, 22:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen detaje nga sherri në Korçë! Dy grupe me të rinj u

Detaje të reja kanë dalë nga sherri i regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin juglindor të Shqipërisë, Korçë, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin në ambientet e një lokal në zonën e parkut të Korçës

Sherri mes tyre i cili dyshohet se ka ardhur për arsye banale, agravoi deri në përdorimin e thikave, ku si pasojë mbetën të plagosur edhe tre prej të rinjve të përfshirë në këtë konflikt.

Njëri prej të plagosurve ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërkohë që tjetri në zonën e gjoksit. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt të përgjakshëm.

Theksojmë se deri më tani nga ana e bluve të Korçës nuk ka një reagim zyrtar!

 

Po ndodh...