Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri
14 Korrik 2025, 14:14 / AKTUALITET

Tre vatra aktive zjarri vijojnë të përbëjnë rrezik në zonën e Drenovës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, është duke djegur aktualisht një masiv pyjor me pisha.
Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Pavarësisht përpjekjeve intensive, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e efektivëve.
Gjatë orëve të paradites, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me ullishte, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën bujqësore.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Nga Irena Beqiraj
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



