
Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

Gjermania dhe partnerët tanë janë të vendosur të mbrojnë territorin e NATO-s kundër çdo agresioni” u shpreh kancelari Friedrich Merz nga Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.
“Rusia kërcënon jo vetëm sigurinë e Ukrainës, por edhe të Evropës dhe zonës Euroatlantike”, theksoi Merz, teksa vuri në dukje se situata në vendet baltike mbetet “shumë e tensionuar. “Mund të mbështeteni tek ne. Siguria e aleatëve tanë është edhe e jona. Nuk ka pasur kurrë një vendosje më të madhe dhe më të përhershme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore. Dhe dua t’i them botës këtë: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni te Gjermania”, i tha Merz presidentit lituanez Gitanas Nauswda. Të dy udhëheqësit dhe ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve do të vizitojnë forcat gjermane të stacionuara në vend.
Përafërsisht 4,800 ushtarë të Bundeswehr-it dhe 200 punonjës civilë janë vendosur gradualisht në Lituani që nga viti 2023 dhe do të qëndrojnë atje të paktën deri në vitin 2027, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO- s dhe pengimin e agresionit të mundshëm rus.
Për herë të parë, Gjermania mban një bazë kaq të madhe jashtë vendit, por Ministria Gjermane e Mbrojtjes vlerëson se vendndodhja gjeografike e Lituanisë e bën atë “shtetin më të prekshëm në krahun lindor të NATO-s”. Për shkak të kërcënimit rus, qeveria lituaneze njoftoi janarin e kaluar se do të rriste shpenzimet e mbrojtjes në 5-6% të PBB-së së saj deri në vitin 2030.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128