Euro U17 - Gol i shpejtë, Gjermania në avantazh ndaj Shqipërisë

22 Maj 2025, 19:20 / SPORT ALFA PRESS

Euro U17 - Gol i shpejtë, Gjermania në avantazh ndaj

Shqipëria U 17 po luan ndaj Gjermanisë U17 për ndeshjen e raundit të dytë në Europianin U-17.

Sfida në “Elbasan Arena” është zhbllokuar që në minutën e 7-të me miqtë që kaluan në avantazh.

Llana dhe qendërmbrojtësi Nuhaj katronosin gjithçka brenda zonës duke i dhuruar topin kundërshtarëve ndërsa Mensah nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë.

Kujtojmë që, të dyja skuadrat i kanë humbur takimet e raundit të parë. Shqipëria u mposht nga Portugalia(0-4), ndërsa Gjermania e pësoi nga Franca (0-3).

GOLI I GJERMANISË U17- VIDEO

 

Po ndodh...