Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël...

22 Maj 2025, 19:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha teksa ka dhënë një intervistë për karrierën profesionale, ka folur sigurisht edhe për formatin më të suksesshëm që ka realizuar. Sara ka treguar se edicioni i katërt i cili u finalizua me sukses ishte i jashtëzakonshëm.

Ndërkohë ajo se shton se nuk ka qenë i jashtëzakonshëm vetëm në përmasa produksioni, por në përmasa njerëzore.

“Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, ka qenë një pasqyrë e realitetit shqiptar, një platformë ku janë rrëfyer histori që ndoshta në shoqërinë tonë ende trajtohen me turp ose heshtje.”- u shpreh ajo.

“Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuzime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun. Dhe është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje.”-shtoi më tej.

E njëjta flet edhe për Ledion Liçon, të cilin e ka mbështetje të madhe në jetë.

“Dy vjet punë intensive në Big Brother me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë, dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar. Nuk ka dy si Ledioni dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht.”-u shpreh ajo.

 

Po ndodh...