Arabia Saudite mirëpret takimin e javës së ardhshme mes SHBA-ve dhe Ukrainës: Paqja e qëndrueshme i jep fund krizës

7 Mars 2025, 18:48 / BOTA ALFA PRESS

Arabia Saudite mirëpret takimin e javës së ardhshme mes SHBA-ve

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ka publikuar një deklaratë të premten, përmes së cilës thotë mirëpret plotësisht takimin e javën së ardhshme mes të delegacionit amerikanë dhe atij ukrainas në qytetin saudit të Jeddah, raporton BBC.

“Ministria e afirmon përpjekjen e vazhdueshme të Mbretërisë për të arritur paqe të qëndrueshme e cila i jep fund krizës në Ukrainë, ndërkohë Mbretëria i ka vazhduar këto përpjekje në tre vjetët e fundit duke qenë mikëpritës i shumë takimeve që lidhen me këtë çështje”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite javën tjetër për t’u takuar me princin saudit Mohammed bin Salman.

Takimi SHBA-Ukrainë vjen pas përplasjes që Zelensky pati ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128