
Banorët e 5 fshatrave të Kukësit protestojnë për rrugën e dëmtuar

Banorët e pesë fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj dhe Arrën kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Bashkisë së Kukësit për të shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e rrugës që lidh këto fshatra.
Ata kërkojnë që rruga Kukës-Surroj, e cila është shumë e dëmtuar dhe e pakalueshme, të rindërtohet, pasi është bërë e vështirë për të kaluar. Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, ata paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 11 majit.
“Ne kërkojmë që kjo rrugë të rregullohet, sepse është në një gjendje katastrofike. As miqtë nuk mund të na vijnë për vizita për shkak të kushteve të këqija”, shprehen banorët.
Ata theksojnë se, për shkak të gropave dhe dëmtimeve të shumta, rruga ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve, duke krijuar vështirësi për jetesën e tyre të përditshme.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128