Pjesë e një rrjeti spiunazhi rus, Britania e Madhe shpall fajtor dhe dënon tre shtetas bullgarë

7 Mars 2025, 17:58 / BOTA ALFA PRESS

Pjesë e një rrjeti spiunazhi rus, Britania e Madhe shpall fajtor dhe

Tre shtetas bullgarë janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Londër të premten nën akuzat se kishin qenë pjesë e një rrjeti spiunazhi të lidhur me Rusinë, raporton Reuters.

Katrin Ivanova, 33 vjeç, Vanya Gaberova, 30 vjeç, dhe Tihomir Ivanchev, 39 vjeç, të gjithë nga Londra, ishin pjesë e një grupi të bullgarëve që kanë spiunuar midis viteve 2020 dhe 2023.

Planet e tyre ishin shkëmbyer nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat i kishte zbuluar më vonë policia britanike.

Ivanova, Gaberova dhe Ivanchev thanë se janë të pafajshëm ndaj aktakuzës që kanë mbledhur informacione të dobishme për një shtet armik, duke thënë se nuk e dinin se po ndihmonin Rusinë.

Prokurorët kanë thënë se të pandehurit – së bashku me Orlin Roussev dhe Bizer Dzhambazov, dy të dënuar të tjerë që kishin pranuar fajësinë para se të fillonte gjyqi – kanë spiunuar gazetarë të ndryshëm dhe kishin planifikuar të organizonin protestë të rreme jashtë ambasadës së Kazakistanit në Londër.

Gaberova, Ivanova, dhe Ivanchev, u dënuan për komplot për spiunim, ndërsa Ivanova u dënua gjithashtu për posedim të shumë dokumenteve false të identitetit.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128