Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin “shpëtimtar” në hundë

7 Mars 2025, 17:28 / BOTA ALFA PRESS

Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin

Kirurgjia e hundës u vjen në shpëtim personave që kanë humbur shijen e nuhatjes për një kohë të gjatë, si pasojë e Covid-19. I tillë është dhe rasti i një banoreje londineze, e cila rrëfeu dhe ndjesitë e rikthimit të nuhatjes pas operacionit që kreu në hundë.

27-vjeçarja Penelope Newman deklaroi se falë ndërhyrjes, më në fund mund ti shijojë ushqimet që konsumon, raportojnë mediat e huaja.

“Përpara se të kryerja ndërhyrje në hundë, kisha nisur të pranoja se nuk do kisha më mundësi të nuhasja ose ti shijoja gjërat në mënyrën me të cilat isha mësuar”, u shpreh Newman.

Më tej, ajo shton se për këtë arsye, ushqimi që gatuante për të ngrënë ishte i limituar dhe nuk mund të shkonte në restorant pasi nuk ndihej mirë.

Ndërhyrja në hundë për Newman rezultoi “shpëtimtar”, dhe ajo ndihet e çliruar që pas kaq shumë kohësh.

“Ndërmarrja e diçkaje drastike si operimi ishte një risk që duhet ta merrja për një shans sado të vogël që mund të më ndihmonte”, tha Newman.

Ky operacion, i njohur ndryshe si septorinoplastika funksionale përdoret kryesisht në korrigjimin e çdo devijimit të septunit të hundës, duke rritur madhësinë e rrugëve dhe rrjedhjen e ajrit që kontrollon erën e çdo ushqimi.

Për këto arsye, studuesit besojnë se ndërhyrje të tilla bëjnë të mundur rikthimin e shqisës së nuhatjes tek ata persona që u infektuan me Covid për një kohë të gjatë.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128