
Protestat dhe greva e përgjithshme paralizojnë Serbinë, shtohet zemërimi popullor kundër Vuçiç. Nis tubimi masiv në Beograd

7 Mars 2025, 17:04 / BOTA
Nuk ndalet revolta popullore kundër Aleksandar Vuçiç në Serbi. Këtë të premte u paralajmëruan protesta të mëdha, ndërsa vendi ka hyrë edhe në grevë të përgjithshme.
Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.
Kjo është greva e dytë e përgjithshme, pas asaj të mbajtur më 24 janar. Mediat vendase raportojnë se qytetarët u mblodhën në të gjitha qytetet kryesore të Serbisë, në ato me numrin më të madh si në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.
Protestat në këto tre qytete kanë përfunduar dhe një tubim i madh në Beograd ka filluar rreth orës 15:30. Kur ora shënoi 16.00 nisi marshimi i protestuesve në kryeqytetit serb.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128