“Rrëfehet” Myrto Uzuni: Ja ndeshja që nuk do ta harrojë asnjëherë kur luaja për Laçin

7 Mars 2025, 16:59 / SPORT ALFA PRESS

“Rrëfehet” Myrto Uzuni: Ja ndeshja që nuk do ta

Myrto Uzuni ka rrëfyer në Amerikë ku po luan me Austin, një nga momentet më kulminante të karrierës së tij.

Bëhet fjalë për fitoren e parë historike në Europë për Laçin, që në verën e vitit 2018 fitonte përballë qipriotëve të Anorthosis Famagustas.

Laçi triumfoi 1-0 në shtëpi duke siguruar kalimin e raundit në Ligën e Europës. Goli vendimtar u shënua nga Uzuni në minutën e 89-të.

Lokomotiva e Zagrebit u bind atë vit, për të blerë kartonin e Uzunit duke kryer transferimin e parë jashtë Shqipërisë për të.

“Ne luajtëm në Ligën e Europës për herë të parë. Shkuam deri në ‘play-off’, nuk u futëm në grupe, por hera e parë për Laçin. Po vinin nga Lokomotiva e Zagrebit për të më parë. Ishim si klub i vogël dhe menduam se do humbisnim.

Kjo ndeshje ishte 90% mbajta e topit për ta dhe vetëm 10% për ne. Nuk e mbanim topin aspak, skauti që kishte ardhur për mua ishte aty. Ishim në dhomën e zhveshjes dhe më thanë mua se nëse është një lojtar që mund të na kualifikojë sot, je vetëm ti.”

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128