Reali kontakton Alonson, Ancelottit i del emri në Brazil

7 Mars 2025, 17:17 / SPORT ALFA PRESS

Reali kontakton Alonson, Ancelottit i del emri në Brazil

Real Madrid dhe Xabi Alonso duken të destinuar për t’u ribashkuar edhe një herë, por tani diskutimi është ndryshe pasi Reali e sheh spanjollin si trajnerin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, përfaqësues të Realit kanë kontaktuar me Alonson për të kuptuar nëse ekziston mundësia që ai të jetë trajneri i ri sezonin e ardhshëm.

The Athletic shkruan se Ancelotti ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të jetë pjesë e Realit deri në 2026, por në një tjetër pozicion, jo atë të trajnerit.

Në të njëjtën kohë, e përditshmja angleze shton se emri i Ancelotti vijon të jetë në modë në Brazil, nuk përjashtohet mundësia që italiani të pranojë ofertën e tyre pavarësisht se në më shumë se një herë ka theksuar se preferon të mbyll karrierën e tij si trajner në krye të Realit.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128