Broja drejt rikuperimit të plotë, por Evertoni i bllokon rrugën për të luajtur kundër Anglisë

Armando Broja nuk pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë në fillimin e kualifikueseve të Botërorit. Vetë lojtari është drejt rikuperimit të plotë, por trajneri i Evertonit, David Mojes, ka bërë të ditur se do të pritet deri në fundin e muajit mars.
Mojes do të ketë një alternativë më tepër me Brojën, që akoma nuk ka luajtur nën urdhërat e tij tek Evertoni.
“Po stërvitet, është bashkuar pak. Nuk është përfundimisht gati akoma. Do të thoja pas pushimit të kombëtareve do të jetë koha e duhur. Është një mundësi që të jetë i gatshëm në javën e ardhshme.
Për momentin mund të ndjek stafin mjekësor. Nëse do supozoja, do të thoja se do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve”, u shpreh trajneri i Evertonit për rastin e Brojës.
Kështu Broja do të humbiste ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





