“Të gjitha vajzat dashurohen me ty...”/ Gjesti i përgjigjet Loredanës: Në krevat keni qejf me…

7 Mars 2025, 18:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Të gjitha vajzat dashurohen me ty...”/ Gjesti i

Dita e sotme ka nisur me zhurmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Teksa Loredana dhe Gjesti ndodheshin në dhomën e grimit, banorja ka nisur që të ironizojë këngëtarin.

Në një moment ai iu afrua Loredanës dhe ajo duke qeshur i tha:

“O gjesti hë? Ça ke zemra, më thuaj. Po të pashë minuta më shumë në sy do të thuash se u dashurova me ty, se ti kështu e ke, të gjitha vajzat dashurohen me ty”.

Ndërkohë ai u shpreh se asnjë vajzë në shtëpi nuk e ka parë me atë sy dhe nuk i ka interesuar. Gjesti shton se vajzat kanë pasur qejf që të luanin me të.

“Nuk jam Cristiano Ronaldo me u dashuruar ju me mua. Jam njeri i thjeshtë, ju vdisni të bëni lojë me mua, në krevat keni qejf me ardhë me bërë lojë, me bë sherr me mua”, tha banori.

Loredana: O gjesti hë? Ça ke zemra, më thuaj. Po të pashë minuta më shumë në sy do të thuash se u dashurova me ty, se ti kështu e ke, të gjitha vajzat dashurohen me ty.

Loredana: Të gjitha vdiqën për ty

Gjesti: Kush ka thënë? Asnjë vajzë nuk e shoh me atë sy, kurrë dhe as më ka interesuar.

Loredana: Asnjë vajzë nuk shikon ti me atë sy?

Gjesti: Jo zemra ime, për lojë bëj ndonjë trip, ama jo se më pëlqen se ju më doni mua

Loredana: E ne vdiqëm të gjitha për ty

Gjesti: Nuk jam Cristiano Ronaldo me u dashuruar ju me mua. Jam njeri i thjeshtë, ju vdisni të bëni lojë me mua, në krevat keni qejf me ardhë me bërë lojë, me bë sherr me mua.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128